MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Shkodra zjarr, 11 kryeqendrat e tjera…!

28.04.2023 - 17:00

Nga sondazhe (publike e private) dhe analiza historike elektorale, më rezulton se ndër 12 kryeqendrat e qarqeve, Shkodra mund të jetë beteja më e zjarrtë elektorale (pavarsisht se dy rivalët shkodranë ende nuk i kanë përplasur fort shpatat në mediat kombëtare).

Kandidatët e 11 kryeqendrave të tjera janë përshfaqur goxha më shumë në media, por sondazhet (publike e private) dhe analiza historike elektorale të dy dekadave të fundit japin shenja se në bashkitë Tiranë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Berat, Elbasan, Durrës, Korçë, Lezhë e Dibër peshorja do të anojnë majtas. Ndërsa kryeqendra e qarkut Kukës mund të anojë djathtas.

(Në bashki dytësore të qarqeve, mund të ketë ndonjë surprizë aty-këtu, por gjasat janë që kandidatët e majtë të fitojnë 42-47 bashki nga 61 gjithsej, falë ndarjes torritoriale të 2014-ës, të cilën opozita e bojkotoi në Kuvend më 2014).

Në Bashkinë Shkodër gara do të jetë e fortë sepse garojnë dy bij shkodranë me rrënjë familjare-krushqnore të djathjta, pavarsisht se njëri garon si kandidat i partisë së Berishës dhe tjetri si kandidat i partisë së Ramës.

Sipas sondazhit rigoroz që kam zhvilluar në terrenin shkodran në periudhën 14-18 prill (https://javanews.al/sondazhi-per-shkodren-beci-dhe-spahia-me-pak-se-15-diference-keshillin-bashkiak-e-merr-e-majta/ ), rreth 10 mijë shkodranë (afërsisht) te moshës 18-34 vjeç ishin të pavendosur nëse apo për kë do të votonin. Dhe në këtë grup-moshë, shumica dërrmuese nuk ishin simpatizantë as të Ramës e as të Berishës.
Disa mijë nga këta 10 mijë shkodranë të rinj mund ta përcaktojnë rezultatin final të Bashkisë Shkodër më 14 maj…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN