Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot nga Kievi se përparësia e tij është fitorja ushtarake e Ukrainës ndaj Rusisë.
Ndër të tjera ai tha se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën Atlantike do të diskutohet në korrik gjatë samitit të NATO-s.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda familjes euroatlantike, e ardhmja e Ukrainës është brenda NATO-s. Në të njëjtën kohë, qëllimi kryesor i Aleancës, i aleatëve, është të sigurojë që Ukraina të fitojë”, tha Jens Stoltenberg përkrah Volodymyr Zelensky.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri një vizitë të papritur në Kiev, duke shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën përballë një kundërofensivë në shkallë të gjerë që ajo po përgatit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha nga ana e tij se është koha që NATO të marrë një vendim politik për të ftuar Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake dhe se Kievi dëshiron të dijë se kur do të anëtarësohet.