MENU
klinika

Ndodhej në resortin ku u vra biznesmeni

Vrasja e Ardian Nikuljat/ Policia nis verifikimet për një shtetas anglez

22.04.2023 - 09:37

Një shtetas anglez është duke u verifikuar nga autoritetet, në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj. Ky shtetas ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit “CORAL” në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar.

Report Tv mëson se shtetasi anglez, deri tani identiteti i tij nuk bëhet me dije, ka hyrë në Shqipëri me 14 Prill dhe është larguar mbrëmjen 19 Prillit nga Rinasi, disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve anglezi ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin.

Për shkak të largimit të shpejtë drejt Britanisë në Madhe përmes Aeroportit të Rinasit, hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL”.

Në foto: Ardian Nikulaj, i vrarë ditën e sotme
Në foto: Biznesmeni i vrare Ardian Nikulaj

Resorti “Coral” ishte në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe shtetasi anglez kishte shkuar të pinte akfe aty, edhe ditën që ndodhi ngjarja, ndërkohë që akomodimin e kishte bërë në një hotel tjetër rreth 1 km larg.

Biznesmeni dhe politikani lokal Ardian Nikulaj u vra mesditën e 19 prillit, në resortin në pronësi të tij. Deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e 50 vjeçarit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar dhe tregojnë momentet e fundit të Nikulajt, derisa u qëllua për vdekje me gjashtë plumba.