MENU
klinika

Ditëlindja i nxjerr sekretin

Xhensila Myrtezaj në pritje të ëmbël?

10.04.2023 - 11:08

Xhensila Myrtezaj festoi mbrëmjen e kaluar ditëlindjen dhe organizoi mes miqsh një festë për 30 vjetorin e saj. Pamjet nga festa u bënë menjëherë virale në rrjet, pasi pjesë e saj ishin edhe emra të njohur në showbizin shqiptar.

Por mesa duket në festë ajo ka pasur dy gëzime. Burime për ‘Kryefjala’ konfirmojnë se artistja është në pritje të ëmbël. Madje edhe nga fotot e videot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur. E po ashtu, si për t’i vënë kapakun, Xhensila nuk u pa të pinte shampanjë apo pije të tjera, ndryshe nga të ftuarit e tjerë.

Edhe në rrjet, njerëzit komentonin se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Aludime për një shtatzani të mundshme janë përfolur për një kohë të gjatë po ka qënë ajo e cila i ka mohuar. Tashmë pas këtyre fotove dhe videove, nuk dihet nëse Xhensila do bëjë publik lajmin e bukur, apo do ta shijojë edhe për ca kohë në privatësi.