MENU
klinika

Listë e pjesshme edhe në listat e Këshillit Bashkiak

Zgjedhjet/ 15 bashkitë ku merr pjesë PD

04.04.2023 - 12:59

Pas informaciove të marrë pranë KQZ, gazetarja e ABC News, Esiona Konomi në një lidhje live bëri me dije se Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë në zgjedhjet e “14 Majit” në 15 bashki për kryetar dhe në 54 bashki për Këshill Bashkiak.

Edhe pse prej kryetarit të komanduar u prezantuan në fakt 17, ai i Korçës dhe i Krujës vendosën të tërhiqeshin nga gara.

Bashkitë ku PD do të garojë për kryetar janë: Dimal, Kuçovë, Dibër, Fier, Mallakastër, Patos, Gjirokastër, Këlcyra, Tepelena, Puka, Vau i Dejës, Kamza, Finiqi, Tirana dhe Saranda.


U tha se PD do të merrte pjesë në çdo bashki të vendit për Këshillin Bashkiak, por as kjo nuk është përmbushur plotësisht nga Alibeaj. PD zyrtare nuk ka lista për Këshill Bashkiak në 7 bashki të vendit, në ato të, Vorës, Skraparit, Devollit, Pustecit, Roskovecit, Dropullit dhe Krujës.

Kujtojmë që momentin e tërheqjes së kandidat të Korçës, ai u shpreh se bashkë me të janë tërhequr edhe kandidatët për Këshill Bashkiak, por sipas dokumentave në KQZ nuk rezulton e tillë, pasi vetëm një numër është larguar, i cili pritet të zëvendësohet nga Alibeaj.