Fatmir Sulovari, alias Fatmir Krasniqi dhe Leonard Theodhori raportohen të zhdukur prej datës 6 prill 2023. Ata kanë qenë bashkë deri në orët e para të mëngjesit, në një lokal në qytetin e Sarandës dhe që nga ajo ditë për ta nuk ka më asnjë informacion.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, deklaroi se këta dy persona dyshohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë. Krasniqi dhe personi tjetër, i njohur dhe me nofkën “Koçole”, janë duke u kërkuar nga Policia e Sarandës, por pas gati dy javësh nuk ka asnjë gjurmë.
“Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrëmbesh kollaj. Dyshohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i armatosur”, u shpreh gazetari.
Pjesë nga fjala e gazetarit Artan Hoxha:
Deri tani dyshimet janë që ata janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Pas 13 ditësh nuk ka ende asnjë lloj informacioni. Nga data 6, në mesnatën e datës 6, dy persona njëri nga ata është ai që u dha në foto ai është Fatmir Sulovari apo Fatmir Krasniqi 46 vjeç nga periferia e Fierit, baba i dy fëmijëve, i cili për shumë vite ka qenë pronari i diskos së famshme El Dorado në Ksamil. Është një disko që është shembur para 2 muajsh nga INUK. Në datën 6, ky ka shkuar nga Fieri, banon në Fier, ka shkuar në Ksamil bashkë me babain për të marrë objektet e fundit që vlenin nga shembja e atij objekti.
Ka qenë deri në mesditën e datës 6 me babain e vetë deri në orën 14:30, babai ka ndenjur aty dhe ka fjetur aty me idenë që të mos i grabisnin ato materialet që kishin aty dhe të nesërmen do vinte një makinë nga Fieri një kamion që të merrni gjithë mbetjet. Gjatë orëve të pasdites, ai është takuar me një shokun e vetë nga kanali i Çukës, bëhet fjalë për të zhdukurin tjetër Leonard Theodhori 46 vjeç. Të dy bashkë kanë qëndruar për disa orë. Leonard Theodhori, 6 ditë para ngjarjes, ka marrë një makinë me qira, e ka marrë në Sarandë. E çuditshme është që kjo makinë nuk ka GPS. Afër mbrëmjes të datës 6, ata janë ulur në një lokal në kanalin e Çukës, kanë qenë dhe në shoqërinë e një personi të tretë i cili është larguar një moment. Ata e kanë marrë dhe nga ora 2 e natës dhe që nga ai moment, pra nga ora 2, telefonat janë fikur.
Thuhet që ata i kanë kërkuar atij t’u sjelli ndonjë dozë kokaine. Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrëmbesh kollaj. Dyshohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i armatosur. Policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje 5 ditë mbrapa. Dhe në atë ngjarje ka thënë që nëna e Leonardit, nëna 75-vjeçare ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të birit. Ndërkohë, vëllai i Fatmirit, ka shkuar dhe ai në Policinë e Sarandës dhe ka deklaruar zhdukjen e vëllait. Të nesërmen në mëngjes, 100 metra larg banesës së Leonardit, nëna e tij ka dalluar makinën. Makina ka qenë e mbyllur dhe e parkuar në anë të rrugës.
Makina duhet të ishte marrë dhe ekspertuar që ka gjurmë. Të nesërmen makinën shkon e merr me karroatrec kompania që e ka dhënë me qira, e ka hapur, e kanë çuar në lavazh, e kanë pastruar, e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe aty s’ka mbetur më asnjë lloj gjurme. Telefonat rezultojnë të fikur. Dyshimi i deritanishëm është që ata persona janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Dhe një nga gjërat që kërkojnë familjarët sot është që së paku të kthehen kufomat se mos jemi si në rastin e Vlorës. Kush e ka kapacitetin në qytet të vogël si Saranda që të bëjë në rrëmbim të tillë? Ky nuk ishte njeri dosido. Edhe fizikisht ishte njeri i fortë.