MENU
klinika

Ka ardhur koha t’i ndërroni!

4 shenjat që dysheku dhe kolltuku juaj kanë insekte

09.05.2023 - 08:15

Edhe pse insektet në dyshek ose kolltuk nuk transmetojnë asnjë sëmundje infektive, ato mund të jenë shqetësuese dhe madje mund të shkaktojnë disa probleme shëndetësore. Nga reaksionet fizike, si skuqja apo alergjia, deri tek efektet psikologjike, si ankthi, stresi dhe pagjumësia – këto arsye janë më shumë sesa të mjaftueshme për t’i bërë ato të padëshiruar në shtëpinë tuaj. Ja si të kuptoni nëse ato janë të pranishme në shtëpinë tuaj:

-Kontrolloni për njolla të kuqe në shtratin tuaj ose rrobat. Nëse insekti shtypet gabimisht nga ju, do të lërë njollë gjaku. Mund të gjeni edhe njolla me ngjyrë të ndryshkur. Këto janë nga metalet e krevatit tuaj.

-Insektet në shtrat kanë gjëndra aromë shumë të këqija, dhe nëse ka shumë prej tyre, aroma mund të jetë mjaft e fortë dhe e pakëndshme. Pra, nëse dhoma juaj mban erë si rroba të mykura ose ushqim të prishura, patjetër që ka një shkak.

-Nëse shihni njolla të bardha në mobiliet tuaja, ato mund të jenë vezët e insekteve. Ato janë në formë si kokrra orizi dhe kanë një ngjyrë të tejdukshme ose të bardhë që ndonjëherë është me shkëlqim.

– Është e pamundur për t’i parë ato me sy të lirë. Por sigurisht do të ishte më mirë të inspektonit dhomën tuaj me një elektrik dore dhe një lupë zmadhuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!