MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

730 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri nuk votuan më 14 maj…

23.05.2023 - 17:30

Para zgjedhjeve të 14 majit, publikova një analizë rreth zgjedhësve që banojnë në Shqipëri dhe atyre që janë në emigracion (https://javanews.al/rreth-42-e-zgjedhesve-ne-lista-jane-ne-emigracion/ ). Në atë analizë, ndërthura të dhënat zyrtare të KQZ-së, INSTAT-it, Bankës Botërore, EuroBarometrit dhe UNDP-së, për të arritur tek shifra 42% e zgjedhësve që janë në emigracion. E përkthyer në numra realë zgjedhësish, rezulton se nga 3.65 milionë shqiptarë në listat zyrtare të zgjedhësve, rreth 1.52 milionë (42%) janë në emigracion dhe vetëm 2.13 milionë banojnë këtu.

Pas përfundimit të votimit, KQZ-ja raportoi se vetëm 1.4 milionë zgjedhës me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Me fjalë të tjera, nga 2.13 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, rreth 730 mijë nuk votuan. (Këtu nuk po llogarisim disa qindra emigrantë që erdhën në Himarë me autobusë nga Greqia…)

Nëse 730 mijë mospjesëmarrësit do t’i etiketonim si anëtarë hipotetikë të “Partisë së të Zhgënjyerve”, partia e tyre do të rreshtohej e dyta pas PS-së në votat për kryebashkiakë (kandidatët e PS-së për kryebashkiakë morën rreth 790 mijë vota). Kandidatët për kryebashkiakë të “Bashkë Fitojmë” do të renditeshin në vend të tretë, me distancë nga vendi i dytë (morën vetëm 500 mijë vota). Ndërsa ata të partisë së Arlind Qorrit (që e kishte sefte në një garë elektorale) ishin thjesht një zhurmë e lehtë statistikore më 14 maj.

Kjo tablo elektorale demonstron se ka hapësirë për një forcë të re politike në Shqipëri (jo e udhëhequr nga një 80-vjeçar i stazhionuar në politikë), për të sfiduar murin elektoral të ngritur nga Edi Rama qysh kur ishte në opozitë. Por shenjat e deritashme janë se një forcë e tillë nuk po duket në horizont…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos