MENU
klinika

SKENARËT

A do betohet si kryebashkiak? Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, kërkon transferimin në spital

16.05.2023 - 22:10

Ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, por Fredi Beleri ka kërkuar ndihmë pasi ndodhet në qelitë e paraburgimit në Vlorë. Fredi Beleri, kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Himarë, ka kërkuar të transferohet në spitalin e burgut në Tiranë. Sipas burimeve që ka siguruar nga SPAK, “Ora News” ka mësuar se dy kërkesat për transferimin e Fredi Belerit, janë dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Që nga momenti i arrestimit, Fredi Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit. Ndaj dhe kërkon që të shtrohet në spital. Megjithatë mendohet se kërkesat e kandidatit fitues në Himarë, nuk janë konsideruar të sinqerta, ndaj edhe gjyqtarja e Vlorës, Dorina Stroka, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Kështu që do të pritet se mbase vendimi do të ndryshojë. Gjatë kësaj jave, Kokaveshi dhe Beleri të dalën sërish para gjykatës së posaçme, ku do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Nëse gjykata do vendosë vijimin e qëndrimit në burg të Fredi Belerit, një vendim i tillë do të shkaktonte një “ngërç” në Bashkinë e Himarës. Kjo pasi nuk do të ishte prezent për t’u betuar si kreu i Bashkisë së Himarës. Legjislacioni shqiptar e kërkon që kryetari i ri i bashkisë, merr detyrën zyrtarisht pasi bën betimin para anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Vetëm një vendim i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duket se e zgjidh të gjithë ngërçin e krijuar. Kjo pasi nëse shpallet fajtor, do të shkarkohet nga kryeministri Edi Rama (ashtu siç ndodhi me Fatos Tushen dhe Lefter Allën), e pikërisht kjo lëvizje do i hapte rrugën votimeve të dyta në zonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama