MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të hiqen lythat gjenitalë përfundimisht?

25.05.2023 - 08:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të hiqen lythat gjenital përfundimisht?

Mjeku: Lythat gjenital janë sëmundje ose infeksione seksualisht të transmetueshme. Ka dy mënyra të mjekimit të tyre. Një mënyrë mjekimi është me kondilinë, i cili është një solucion që ka një specifikë në mjekim, pasi ka brenda disa shufra dhe çdo kondilomë apo çdo lyth duhet të lyhet me njërën nga këto shufra. Mjekimi duhet i përditshëm derisa ata të zhduken fare dhe bien. Kjo është një mënyrë. Një metodë tjetër është heqja e tyre me kyret. Pra hiqen komplet, por në përgjithësi është shumë efektiv mjekimi me kondilinë, por nga ana tjetër e përsëris që në mjekimin e saj ka një veçanti. Ose duhet të shkojë çdo ditë tek mjeku ta mjekojë, ose duhet mësuar shumë mirë një person tjetër i afërm i asaj që ka kondilomën që ta mjekojë mirë. Mjekimi zgjat në kohë, për vetë faktin se kondilomat shtohen në mënyrë shumë të shpejtë, por varet dhe nga vendi ku janë vendosur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN