MENU
klinika

Dy të tjerë në gjendje të rëndë

Aksident në Devoll, humb jetën një nga person

29.05.2023 - 17:42

Një person ka humbur jetën dhe dy te tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Korçë-Bilisht.

Panorama TV mëson se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Në aksident janë përfshirë një Benz dhe një Volkswagen Caddy, ku ky i fundit ka përfunduar jashtë rrugës i përmbysur.

Mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur një grua rreth 50 vjeçe, e identifikuar si Miranda Malolli.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.