MENU
klinika

"Ferma" ishte në fshatin Sallake

Aksioni në Krujë/ Zbulohet një parcelë me 160 rrënjë kanabis

23.05.2023 - 13:48

Zbulohen një parcelë me 160 rrënjë kanabisi në fshatin Sallake në Krujës.

Sipas policisë mësohte se 160 fidanët me kanabis u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë nuk dihet se kush është personi i cili ka kultivuar bimët narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Konstatohet në fshatin Sallake, dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa.

Asgjësohen më anë të djegies, rreth 160 fidanë dhe bimë narkotike.

Gjatë pesë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 5393 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Sallake, Krujë, u gjetën të kultivuar 160 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.