MENU
klinika

Babai i ndëroi jetë ndër duar

Almeda Abazi me lot në sy rrëfen momentin e vështirë

28.05.2023 - 11:25

Pasi ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” përballë fëmijëve, së fundmi Almeda Abazi ka dhënë një intervistë më “deep” për “S’e Luan Topi”.

Krahas sfidave për zhvendosjen e saj në Turqi dhe njohjen me aktorin turk, Tolgahan Sayişman, Abazi ka rrëfyer për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Abazi tha se babait të saj i nevoitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë dhe kishte përputhje me të, por i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë.

Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”. Gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi…

Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”- tha Abazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi po presim të të njohim…"

Almeda Abazi shtatzënë për herë të dytë

Në javët e fundit të shtatzanisë

Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit

"Do të doja të mos e kisha bërë..."

Almeda Abazi e penduar për këtë ndërhyrje estetike