MENU
klinika

Ja kur do të zhvillohet

Anulohet takimi i Varhelyit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës

25.05.2023 - 10:04

Takimi mes Komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është anuluar.

Përmes një njoftimi, Kuvendi i Kosovës deklaroi se takimi ishte planifikuar për t’u zhvilluar në orën 11:10, por nuk do të realizohet.

Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve.

Ai do t’i fillojë takimet në Presidencë, ku do të pritet nga e para e vendit, Vjosa Osmani në orën 12:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media. Fillimisht ishte planifikuar që takimi të nisë në 10:00.

Takimi u shtye për një orë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Fillimisht u raportua se komisioeari do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 11:05, por u shtyy për në orën 12:45.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN