MENU
klinika

Vrasja e Arjan Gosës

Arrestohet Ervis Kurti, ndihmoi Habib Rexhën të largohej

24.05.2023 - 10:06

Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës është vendosur në prangat e Policisë së Kavajës, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Arjan Gosës, të dielën, më 21 maj. Pas vetëdorëzimit të Rexhës dhe rrëfimit të tij në Polici, u shoqërua edhe miku tij, pasi vetë autori i vrasjes pranoi se shoku e kishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kreu vrasjen, duke e çuar në Kukës, vendi i tij i origjinës. Lëvizje kjo që e implikon edhe të riun tjetër në vrasjen e Gosës.

“Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim të Kukësit,”-u shpreh autori para hetuesëve.

Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën, i cili ishte kthyer nga Italia për t’u kujdesur për të atin e moshuar që kishte mbetur vetëm pas vrasjes së vëllait të tij disa muaj më parë gjatë një konflikti me Altin Rexhën, të vëllanë e Habibit.

HASMËRIA MES FAMILJEVE

Sherri mes dy familjeve ka nisur në muajin mars të këtij viti kur u përplasën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. E gjitha pasi Gosa e shau për origjinën dhe i tha “malokët nuk kanë vend në Kavajë” dhe më pas nisi ta qëllonte me thikë edhe pse kishte të birin e mitur për dore. Rexha e qëlloi me armë zjarri, e si përfundim të dy ndërruan jetë në vend. Por situata nuk është qetësuar! Kur familja Gosa mendonte se hasmëria ishte mbyllur sepse të dy të përfshirët në ngjarje kishin vdekur, kishin harruar djalin e mitur. Familja Rexha e konsideronte edhe atë si një viktimë të mundshme, ndaj edhe Habib Rexha u kthye nga Gjermani për të marrë hakun dhe më pas u largua në drejtim të Kukësit. Deri në vetëdorëzimin që bëri dje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN