Nënkomisari me detyrë Shef i Postës së Policisë Pustec në Komisariatin e Policisë Korçë u arrestua pasi drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me autobusin.
Ai u arrestua një ditë më parë rreth orës 15:35, duke drejtuar automjetin tip “Dimler Chrysler” nën efektin e alkoolit, ai është përfshirë në një aksident rrugor me autobusin me targa AB784EA.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar S. F., 59 vjeç, me detyrë Shef i Postës së Policisë Pustec në Komisariatin e Policisë Korçë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 02.05.2023, rreth orës 15:35, duke drejtuar automjetin tip Dimler Chrysler nën efektin e alkoolit, ai është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip autobus me targa AB784EA.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90″, sipas njoftimit.