U trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, me energji sa kur të vdesësh askush nuk do ta besojë kurrë
- Nga Wesley MORRIS
Ajo magjepsi publikun sikur të ishte mrekulli e botës, duke sjellë energjinë e saj unike në këngët për mbijetesën, lirinë dhe trimërinë. Është e vështirë të besohet se ajo nuk është më. Kopertina e librit “I, Tina” është duke u shkatërruar. Sa herë që e hap, një faqe e re shkëputet nga libri. Mbrëmë, ishte faqja 37 ajo që ra. Aty ku Tina Turner është duke folur për këngët që i lanë më së shumti përshtypje si fëmijë. “Tweedle Dee” i LaVern Baker e bëri për vete sepse ishte e shpejtë. “Gjithmonë më kanë pëlqyer ato të shpejtat”, shkruan Turner. “Më pëlqeu ajo energji qysh atëherë”.
“Mund t’i quani kujtime”, i tha ajo në vitin 1986 Kurt Loderit, i cili ia dha librit dellin e letërsisë. Por mua më lexohet gjithmonë si një libër recetash. Përbërësit përfshijnë: forcën, fuqinë, vullnetin, seksin, energjinë. Prandaj u trondita nga vdekja e saj. Ata thonë se ajo ishte 83? Askush nuk mashtrohet nga kjo. Përbërësit e bënë atë të dukej e pavdekshme. Për shtatë dekada të krijimit të muzikës, të gjitha përziheshin në të. Ajo energji. Vinte prej saj – nga këmbët, kofshët, duart, krahët, supet, nga flokët e saj, nga goja e saj.
Sa herë që ajo dhe trioja “The Ikettes” hidhej përpara, përkulej dhe nxirrte krahët jashtë, më pas tundte gishtat, duke përplasur flokët, nuk bënte thjesht vallëzim, por magji. Tina ka realizuar shumë këngë. Por unë kurrë nuk e kam dëgjuar atë të këndojë “I Put a Spell on You”. Nuk kishte nevojë. Ai vallëzim e bënte të njëjtën. Kam lexuar se Adrienne Warren, e cila luajti Turner në Broadway, kishte nevojë për terapi fizike dhe stërvitje personale për t’i mbijetuar atij vallëzimi. Për filmin hollywoodian rreth jetës së Turner, Angela Bassett në esencë u bë krejt muskuj. Të dyja fituan çmime aktrimi. Por çmimi më i përshtatshëm ndoshta është medalja e artë.
Si një vokaliste profesioniste, Turner e njihte peshën që ajo kishte. Nëse po flasim për të duke bërë Acid Queenin në “Tommy”, atëherë shkalla duhet të jetë pH. Energjia e saj ndërtoi një krah rock ‘n’ roll. Këngëtarë të tjerë – këngëtarë të jashtëzakonshëm, themelorë, të perëndishëm – mund të rrinin. Ma Rainey, Big Mama Thornton, Big Maybelle, Baker, Mahalia Jackson, Motra Rosetta Tharpe. Por mund të bërtiste. Loder thekson qartë se Turner mbërriti në vitin 1960, afër agimit të tingullit të përforcuar. Ata ishin krijuar për njëri-tjetrin.
Hiti i saj i parë, me Ike Turner – njeriun që e emëroi Tinan sipas mbretëreshave të xhunglës së bardhë të performancave të së shtunave, njeriu me të cilin do të jetonte për një dekadë e gjysmë, njeriu që për vite e uli dhe e rrahu – quhej “A Fool in Love” (Një budalla në dashuri). Kënga përdor pyetje-përgjigje nga brenda-jashtë. Këngëtarët mbështetëse këndojnë refrenin dhe Tina përgjigjet kështu: “Yay-ay-hey-hey-heeyyy!” Madhësia e vajtimit të saj dhe amplituda e saj femërore të ndalon të ftohtin. Të paralizon me ngazëllim. Mmm hmm: Ajo energji. Por, kishte edhe regjistra të tjerë. Ajo çirrej, gulçonte, rënkonte, klithte, kërciste. Të gjithë e dinin që ajo dukej bukur, por në mes të një kënge, bukuroshja konvencionale doli nga dritarja. Këngëtarët e zinj e kuptojnë: Ju po praktikoni artin e të qenit. Ndonjëherë për të bërë art, duhet të jesh vetë arti, dhe fytyra e Turnerit në mes të këngës ishte art në rastin më tërheqës, zbukurues dhe origjinal: Ishte kubizëm. Merrni pak kohë, në vitin 1966, kur Tina iu dorëzua Phil Spectorit dhe përfundoi me “River Deep — Mountain High”, një nga momentet më triumfuese të një këngëtari të madh. Ajo e merr titullin në fjalë. Ajo është Sizifi. Pas çdo refereni, ajo rrotullon gurin e saj të dashurisë, madje edhe përtej urës. Ka tension, mes natyrës së saj dhe Spectorit; forca e saj zanore dhe Muri i Tingullit simfonik, me goditje. I vuri një pecetë në prehër dhe ajo e përdori për të pastruar ballin. (Ike e urrente atë këngë.)
Ishte thjesht ashtu siç duhet të ishte: ajo dhimbje e mirë. Ajo mund të tingëllonte se ishte gati për, të themi, çfarëdo kënaqësie që i priste në fund të versionit të “Let Me Touch Your Mind” e cila gjendet në “Live! The World of Ike & Tina” të vitit 1973. Në skenë, ajo, me Ike, e transformuan baladën e përlotur të Otis Redding, “I’ve Been Loving You Too Long” në psikodramë të vlerësuar me dhjetë, në të cilën Tina duhej të shitej sikur po e shijonte. Duhej të gjente një mënyrë për ta shitur atë.
Pasi divorci i saj u bë zyrtar më 1978, ajo doli në rrugë dhe shtyu më shumë gurë. Në vitin 1982, guri u ndal në Onoway, Alberta. Miku im James është nga Edmontoni dhe vdekja e Turner të mërkurën tronditi një kujtim fëmijërie të kohës kur prindërit e tij shkuan me makinë në Onoway për ta parë atë duke luajtur “Devil’s Lake Corral”. Ai dërgoi një video. Është një vepër e pabesueshme e akrobacisë, saktësisë, adrenalinës, peshës, veshjeve. Turner është lagur pa mbërritur në gjysmë të rrugës. Por arsyeja për ta sjellë ndër mend këtë shfaqje është mënyra se si fillon.
Turner hyn në skenë e veshur me një bluzë pa krahë dhe me pantallona e një parukë ari të mëndafshtë që duket si pjesa e pasme e Shih Tzu-së. Kënga e saj e parë nuk është ripërkufizimi i saj i “Proud Mary” ose zhbërja urgjente e saj në llogoret e “Help”. Kënga e saj e parë është makthi për vrasjen e gruas, nga Rod Stewart, “Foolish behavior” dhe Tina heq kokën. Me sa duket, Djalli qëndroi në liqenin e tij atë natë. Më shumë përbërës: vetëbesim i madh, ironi. Kjo energji mund ta bëjë publikun të thotë “yeah” dhe “oh” dhe “ooh” vetëm për të, ta bëjë këtë duke i bërtitur asaj. Tina kishte një gjatësi mesatare, ndoshta rreth 160 centimetra. Por ja ku mund të dështojë peshorja. Vendoseni atë në mbi skenë dhe ajo do të prekë qiellin. Unë kam parë pamjet kur mijëra njerëz e kapin atë menjëherë, në shumicën e herëve njerëz të bardhë – në Londër, në Osaka, Suedi dhe L.A. I kam dëgjuar në ”Tina Live in Europe” të vitit 1988. Dhe unë qaj. Ata thjesht humbin mendjen pas kësaj gruaje të zezë të rritur në zgavrat dhe rrugët e pasme të Tenesit, në Nutbush. Është diçka – të jesh dëshmitar i publikut të saj magjepsës; të shohësh një audiencë të “Oprah”-it të mahnitur nga ajo, sikur të ishte një mrekulli në tokë.
Çfarë është ajo? Është mbijetesa – e varfërisë, e Ikeut, e tuberkulozit që ajo nuk e dinte se e kishte. Është liria e fituar me vështirësi. Është mënyra se si këngët i premtuan asaj se do të mbijetonte: “It’s Gonna Work Out Fine”. Por ka edhe më shumë: Ajo e donte veten, i pëlqente të ishte vetvetja. Ne donim të kapnim diçka nga ajo. Faqja 133 e “I, Tina”: “Nisa të mendoja se ndoshta unë isha një përzierje e tillë e cila i shkonte së bardhës e së zezës, përtej kulturave të thjeshta – se isha e përbotshme!”Arena Tina, Universal Tina, është Turneri ajo që kam marrë: “Private Dancer,” “What’s Love Got to Do With It”, Tina. Hera e parë që e pashë ishte ndoshta në “Friday Night Videos” kur isha 8 vjeç. Dhe ja, kjo grua me pamje të thellë me një minifund lëkure, çorape, taka, një xhaketë xhins dhe flokë impozante si koka e luanit. Doja të isha si ajo që ecte në rrugë në atë video “What’s Love”, me njërën këmbë thuajse të kryqëzuar me tjetrën. Ajo dukej e keqe, e sigurt për të keqen e saj, e fortë – por edhe e butë, ashtu siç do të mbështetej në një balerin dhe do të tundej me shokun e tij dhe më pas me një djalë tjetër. Kur ajo fitoi të gjitha ato “Grammy” në 1985, doja të dukesha sikur gruaja i pranonte ato. A ishte kontinentalo-jugor? Showbiz i Karaibeve?
Kjo ishte një Tina e re, e lëmuar, shpirtërore, me një riposedim shkatërrues elegant të imazhit dhe zërit. Rilindja e saj përbënte një deklaratë komandimi – ishte riinterpretuar si mençuri, urtësi që rënkonte, mençuri që do të sundonte Thunderdomin. Lava ishte ftohur pak. Zjarri i qetë në këtë jetë dhe tingulli i saj i ri – rock ‘n’ roll me shkëlqimin sintetik të popit – kishte një pikë muzikore: “Show Some Respect”, “Better Be Good to Me”. Kështu që e pranuam dhe nuk u ndalëm kurrë së bëri këtë. Sapo më ra ndër mend se çka mund të jetë tjetër “I, Tina”. E kam lexuar këtë libër, por nuk e kam menduar kurrë këtë titull. Është një deklaratë, po, vendosje e një pretendimi. Është gjithashtu fillimi i një zotimi. Për të jetuar, mendoj. Të jetosh kaq plotësisht, në mënyrë galaktike, kaq ngjitëse, me aq shumë guxim, çiltërsi, zell dhe, po, energji sa askush nuk do ta besojë kurrë kur të vdesësh.