MENU
klinika

Basha, me të rinjtë në Durrës

“Ata që thurin plane, ta harrojnë se do e zhdukin PD”

29.05.2023 - 18:53

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me të rinjtë. Kësaj herë Basha është ndalur në Durrës, ndërsa pati edhe një mesazh për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Basha tha ata që thurin planë për asgjësimin e PD-së ta harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë. Ai u shpreh se PD do të kthehet në një shpresë për Shqipërinë.

“Shërimi është ju jo të flisni, pro me zë të lartë, aq sa të jetë e pamundur për këdo që të mos iu dëgjojë, Unë kam disa propozime që janë pjesë e një platforme jo thjesht time, por të PD-së, opozitës. Platforme që duan apo s’duan disa do të shkojë para. PD do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ta harrojnë ata që thurin planë se do ta zhdukin PD, e kundërta do ndodhë. Ne nuk jemi dhe s’kemi lindur për veten tonë, por për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën po e gjejmë bashkë me ju, veçanërisht falë rinisë”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN