Qeveria në Kiev ka reaguar ndaj akuzave të Kremlinit për Ukrainë e cila pretendon se ka nisur një atentat ndaj liderit rus Vladimir Putinit me dy drone në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Një zyrtar i lartë presidencial ukrainas tha se Ukraina nuk lidhje me sulmin me dron.
Ata shtuan se një sulm ndaj Kremlinit nuk do të ndryshonte asgjë në fushën e betejës dhe ndoshta do të provokonte Rusinë të ndërmarrë veprime më radikale, shkruan The Guardian.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Kremlini pretendon se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe dyshohet se është një atentat ndaj presidentit Putin. Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.