MENU
klinika

Analiza

Atentati ndaj Putin po e turpëron Kremlinin para gjithë botës

05.05.2023 - 16:20

Atentati i supozuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ka ngjallur polemika në Kremlin dhe jo vetëm.

Deklarata dramatike nga administrata presidenciale ruse pretendonte se Ukraina kishte përdorur dy drone për të sulmuar Kremlinin, në zemër të Moskës, brenda natës, duke e quajtur ngjarjen “një tentativë për vrasje” kundër Vladimir Putinit.

“Por nëse ajo që thotë Kremlini është e vërtetë, dhe kjo ishte një përpjekje e vërtetë për të vrarë presidentin, atëherë ky do të ishte një incident shumë i turpshëm për Kremlinin”, shkruan BBC.

Putin mendohet të jetë një nga udhëheqësit më të ruajtur dhe më të sigurt në botë. Në ngjarjet e tij në Moskë ku morën pjesë gazetarë të BBC-së, siguria jashtëzakonisht e rreptë është vendosur, duke përfshirë kontrolle të rrepta dhe kolona të gjata automjetesh, me hapësirën ajrore të mbyllur dhe trafikun e ndaluar.

Në muajt e fundit, sistemet kundërajrore janë parë në çatitë e Moskës në afërsi të ndërtesave kryesore, duke përfshirë ministrinë e mbrojtjes.

“Ata janë vendosur atje pikërisht për këtë arsye, sepse Kremlini është i shqetësuar se Ukraina, ose ata që janë dashamirës ndaj Ukrainës, mund të tentojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj objektivave me vlerë të lartë.

Nëse incidenti është organizuar nga Ukraina, atëherë këto masa kanë dështuar”, shton BBC.

Ky është i fundit në një sërë sulmesh dhe shpërthimesh që kanë goditur territorin rus kohët e fundit, duke shkaktuar nervozizëm tek rusët e zakonshëm.

Ukraina e ka mohuar se ka sulmuar Kremlinin ose se ka shënjestruar Presidentin Vladimir Putin.

Por gjithsesi, pavarësisht se kush e organizoi sulmin, pyetja më e rëndësishme tani është nëse Moska do të përgjigjet, dhe nëse po, si.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportohen viktima nga bombardimet në Kiev dhe qytete të tjera

“Surpriza vrastare” e Putinit për Ukrainën për Vitin e Ri