MENU
klinika

"Do e mbrojmë me Kushtetutë e ligj"

BE thirrje për uljen e tensioneve në Veri, reagon Osmani

26.05.2023 - 19:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se integritet dhe sovraniteti i shtetit është i pacënueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me Kushtetutë e ligj.

Osmani thekson se ‘Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim’.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë! 🇽🇰

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos ec më tej në këtë shteg..."

Tensionet në Kosovë/ Reagon Rama e këshillon Kurtin


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin