MENU
klinika

Kreu i Operatorëve Turistike të Jugut

Bedinaj: Po marrim punonjës nga Nepali dhe Filipine

30.05.2023 - 11:41

Kreu u Operatorëve Turistike të Jugut, Vasel Bedinaj në një intervistë për “Shqipëria Sot” në ABC News është shprehur se Vlora nuk është gati për një aeroport turistik, pasi nuk ka kapacitete akomoduese.

Kujtojmë që Aeroporti Turistik i Vlorës, pritet të përfundojë në vitin 2024.

Ai shtoi se subjektet po kërkojnë burime njerëzore në të gjithë vendin, por sërish ky numër nuk është i mjaftueshëm dhe po sillen punonjë2s nga Nepali dhe Filipine.

Në fund Bedinaj tha se në Vlorë se tanimë në Vlorë ka një përzgjedhje turistësh, të cilët deri para dy vitesh vinin nga Europa Lindore, ndërsa tani po vijnë edhe nga Gjermania dhe Spanja.

Për këtë vit besoj do të jemi mirë. Kapacitetet i kemi, por ajo që vlen për t’u diskuar është a do të jemi gati me hapjen e aeroportit, projekti të cilit përfundon në 2024.

Me hapjen e aeroportit do të jemi në një krizë akomoduese, pra nuk jemi gati të kemi një aeroport turistik në Vlorë, pasi hoteli më i madh në Vlorë është me 100 dhoma dhe pjesa tjetër 20-30.

Duke pasur parasysh që partnerët tanë sjellin chartera që kërkojnë 200-300 dhoma në një hotel për t’i pasur në dispozicion për të bërë kontrata, ndryshe nuk bëjnë kontrata.

Të gjithë këto subjekte po kërkojnë nga të gjitha rrethet, burimet njerëzore, pasi e dimë që kemi edhe Durrësin në mes të Tiranës që na merr pjesën më të madhe.

Edhe ky numër nuk është i mjaftueshëm dhe shumë subjekte kanë nisur të sjellin punonjës nga jasht , nga kontinente të tjera, siç është Nepali apo Filipine.

Ajo që është për t’u theksuar dhe që është pozitive për qytetin e Vlorës dhe të gjithë operatorët turistik, kemi një përzgjedhje të turistëve që vijnë. Deri para dy  vitesh kemi pasur turistë që vinin nga Europa Lindore, por viti kaluar dhe ky vit akoma më tepër, po i sposton turistët, nga Gjermania dhe Spanja” u shpreh Vasil Bedinaj.