Pas humbjes në Bashkinë Himarë, ka reaguar Jorgo Goro. Sipas tij, fitorja e Fredi Belerit me vetëm 19 vota diferencë, nuk e nderon Himarën.
Megjithatë, kandidati i socialistëve thotë se është ende në krye të detyrës.
“Kjo (fitorja e Belerit) nuk e nderon Himarën Unë jam në krye të detyrës, jam i pranishëm çdo ditë me qytetarët e mi, kam besimin e tyre, kam besimin e partisë, jam në dispozicion të tyre, për çdo gjë që do të vendosin. Patjetër që, dhe unë jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të punoj”, tha Goro në një intervistë për TCH.
Fredi Beleri u shpall fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.