MENU
klinika

Barazon rekordin e Marcelos!

Benzema – 25 trofe me fanelën e Real Madridit

07.05.2023 - 10:57

Reali festoi fitimin e Kupës së Mbretit nëntë vjet pas herës së fundit, duke mposhtur Osasunën 2-1, ndërkohë që Karim Benzema barazoi rekordin e Marcelos, duke arritur 25 trofe me fanelën ‘los blancos’.

Deri para pak kohësh ish-mbrojtësi brazilian Marcelo ishte i vetëm në krye të listës së lojtarëve me më shumë trofe te Madrid, por tani sulmuesi Benzema me gjasa po kërkon ta përmirësojë rekordin e tij.

Në fakt, lojtari francez mund ta arrijë edhe këtë sezon, nëse Reali fillimisht kapërcen pengesën e Cityt në gjysmëfinale të Champions League dhe mund të luajë në një finale midis Interit, apo Milanit.

Ja dhe lista e ‘Top 10’ lojtarëve me më shumë trofe te Real Madridi:

1. Karim Benzema 25

2. Marcelo 25

3. Paco Gedo 23

4. Luka Modric 23

5. Nacho Fernandez 23

6. Manolo Sanchez 22

7. Sergio Ramos 22

8. Dani Carvajal 22

9. Toni Kroos 20

10. Camacho 19