MENU
klinika

Korrupsion për blerje votash

Berisha e Meta marrin në mbrojtje Fredi Belerin: Arrestimi i tij, inskenim i policisë së Edi Ramës

12.05.2023 - 15:53

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur inskenim arrestimin e kandidatit të koalicionit të tij me Sali Berishën, Fredi Beleri.

Sipas Metës, Beleri është arrestuar për shkak të “inskenimeve të policisë së Bledi Çuçit”. Deklaratën, Meta e bëri nga selia e Partisë Demokratike pas takimit me Berishën.

Kujtojmë se Beleri u arrestua pak minuta pas mesnate në Himarë, me akuzën e korrupsionit për blerje votash. Sipas informacioneve, një person i afërt me Belerin ka ofruar 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota, por një prej personave ka qenë i infiltruar nga policia.

“Ka orët e fundit të sundimit të tij monist me pushtetin vendor që është as si në vendin më të prapambetur. Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Bledi Çuçit, të infiltruarve të tij për të provokuar ngjarje të tilla, ju siguroj se fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do të jetë dhe më e madhe. Shqetësimi i tij është i madh për shkak të grabitjes së pronave që janë bërë. 12 drejtorë hipoteke janë ndërruar vetëm në Vlorë për këtë punë. Ky ka në plan t’u grabisë tokat nga Vlora në Ksamil, edhe komuniteteve fetare.

Ai e donte dhe e do bashkinë e Sarandës dhe Himarës, për të kryer më tej gjithë atë pastrim parash. Zero ndikim, përkundrazi, do të ndikojë Edi Ramën i cili është një provokator. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë në zgjedhjet e fundit, ishte ai provokator i ngjarjes kriminale në Elbasan. Janë të gjitha inskenime të policisë së Bledi Çuçit”, deklaroi Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama

Shpërthen në akuza ndaj Berishës e Metës

I dolën në mbrojtje Fredi Belerit, nuk përmbahet Artan Hoxha


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!