MENU
klinika

"Reagimi i KFOR i vonuar"

Brnabiç: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e rëndë se kaq!

29.05.2023 - 14:39

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me protestat në veri. Ajo deklaron se situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë. Sipas saj, KFOR-i nuk ka reaguar në kohë dhe situata mes palëve ka dalë jashtë kontrollit, shkruajnë mediat vendase.

Ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës, mbrojtja e uzurpatorëve. Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ajo.

Po ashtu, kryeministrja serbe ka theksuar se situata po monitorohet dhe se publiku do të informohet më vonë lidhur me vendimet e Serbisë në këtë pikë të tensioneve.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri