MENU
klinika

"Një himariot e ka çuart"

Çështja Beleri, Dule: Ka shkuar deri në Shtëpinë e Bardhë

23.05.2023 - 10:06

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se çështja Beleri ka arritur deri në Shtëpinë e Bardhë. Dule, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se një himariot i cili ka shumë ndikim në Shtëpinë e Bardhë ka arritur të çojë çështjen te vetë presidenti i Amerikës.

“Unë dua të insistoj se kemi një rast politik dhe që t’ua bëj të qartë që nuk është vetëm mendimi im ju sjell në vëmendje deklaratën e Robert Menendes i cili tha se arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në çdo rast është i dyshimtë. Çështja ka shkuar pa dyshim në Shtëpinë e Bardhë se një nga komunitetet më të fuqishme të himarjoteve, një influencë absolute në shtëpinë e Bardhë është himarjote. Senatori e ka çuar çështjen me shkrim te vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kreu i PBDNJ.

Media amerikane, “Thrillist”

Riviera Shqiptare, perla e fshehur e Evropës

Kërkesa për leje në dorë të Gjykatës së Durrësit

Fredi Beleri bën një tjetër tentativë për t’u betuar

Policia kontrolle në Tiranë, Elbasan, Durrës e Vlorë

Vijojnë kërkimet për kapjen e Klered Bozhanaj