MENU
klinika

Facebook e ka një përgjigje!

Çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin?

27.05.2023 - 08:55

I afërmi juaj ka ndërruar jetë, nuk ia ka dhënë askujt paswordin e Facebook dhe për pasojë profili i tij ka qëndruar aktiv pas vdekjes? Ka disa që nuk e përjetojnë aspak mirë, e ndërsa për të tjerë nuk është e dhimbshme, por e mbajnë si kujtim. Për këtë arsye, Facebook ka treguar se ka gjetur një zgjidhje. Me anë të një postimi, Facebook ka shpjeguar se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin. Facebook deklaron se:

Kjo do të thotë që kur dikush na informon se përdoruesi ka vdekur, të gjitha mesazhet, fotot, postimet, komentet, reagimet dhe informacionet e tij do të hiqen menjëherë dhe përgjithmonë nga Facebook. Profili i tij kryesor dhe çdo profil shtesë në Facebook do të fshihen gjithashtu. Mirëpo, nëse doni të mbani një kujtim për veten tuaj, mund ta ktheni faqen në një “profil përkujtimor”.

Për shumë prej nesh, shfletimi i profileve në Facebook të njerëzve me të cilët nuk jemi miq është një zakon i zakonshëm qofshin ata ish të dashur, kolegë apo të afërm të largët. Por të ashtuquajturit ‘përgjues të profilit’ janë ekspozuar pas një defekti teknik në rrjetin social. Defekti dërgoi kërkesa automatike për miqësi në çdo profil që njerëzit kishin parë, duke i lënë përdoruesit të përpiqeshin t’i anulonin ato sa më shpejt që të ishte e mundur.

Ndërkaq, rikujtojmë se kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh me të dhënat tona?

“Facebook” na lexon edhe mendimet?!


Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!