MENU
klinika

Specialistët paralajmërojnë fermerët

Çfarë po i dëmton kumbullat e qershitë

07.05.2023 - 16:37

15 deri ne 18% e kumbullës dhe e qershisë së hershme është dëmtuar, për shkak të reshjeve të shiut të ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta që u regjistruan disa javë më parë.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga specialisti i bujqësisë, Arben Hysolli, i cili nisur nga reshjet e vazhdueshme, ju kërkon fermerëve të bëjnë kujdes të shtuar me spërkatjet e mollës, pasi janë në fazën e lulëzimit.

“I këshillojmë fermerët që kanë kulturë molle që të kenë kujdes dhe pas shirave të drejtohen në fitofarmaci dhe të këshillohen me specialistët. Nuk duhet të shtohet numri i trajtimeve. Trajtimi duhet të kryhet në kohën e duhur. Fill pas shirave, kur bien mbi 15 mm shi, trajtimi duhet të përsëritet dhe supozohet që preparati i parë shpëlahet,” – tha Arben Hysolli, specialist bujqësie.

Kushtet e motit, sipas specialistëve, rrisin shqetësimin për shtimin e sëmundjeve te drufrutorët.

Ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve, që të tregohen të kujdesshëm në përdorimin e pesticideve dhe të respektohet periudha e karencës.