MENU
klinika

Milani e siguron matematikisht!

Champions-i mirazh për Juventusin

29.05.2023 - 13:11

Juventusit i është shuar çdo shpresë për të qenë sezonin e ardhshëm në Champions League, pasi në ndeshjen e fundit për këtë sezon në ‘Allianz Stadium’ zonja e vjetër është mposhtur 0-1 nga Milani. Vendimtar ishte Oliver Giroud i cili realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 40, duke i siguruar nga ana tjetër matematikisht ‘djallit’ pjesmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Kur ka mbetur edhe 1 javë kampionat Milani i vendit të katërt është në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë se Atalanta ndjekëse, ndërsa tani Juventus pozicionohet i 7 me 59 pikë.

Sezonin e ardhshëm Seria A mund të përfaqësohet me 5 skuadra në Champions League, nëse Roma ia del të fitojë finalen e Europa League të mërkurën kundër Sevillia-s. Gjithashtu edhe numri i skuadrave në Europa League mund të rritet nëse Fiorentina ia del të fitojë finalen e Conference League kundër West Ham.