Moderatorja dhe ish-Missi Cindy Marina ka rrëfyer si rrallë herë njohjen me partnerin e saj Genar Topallin i cili është dhe djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Teksa isht e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Cindty tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur dhe theksoi gjithashtu se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.
“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, tha ajo.
Cilat janë këto vlera?
“Është shumë i dashur, e shpreh shumë dashurinë dhe kjo është gjëja më e bukur. Është shumë inteligjent dhe unë gjithmonë mësoj nga ai, kjo është dhe arsyeja se pse e dashuroj”.
Si jeni njohur?
“E kam njohur shumë rastësisht, kemi një lidhje familjare por nuk e kisha takuar kurrë. Kur e takova rastësisht në plazh, luajtëm volejboll dhe mesa duket aty ndodhi. Jemi njohur në mënyrë shumë miqësore”.
E pyetur nëse partneri i saj bëhet xheloz gjatë intervistave që ajo zhvillon me futbollistët, ajo tha se Genari nuk bëhet, përkundrazi tha se ai është mbështetja e saj më e madhe.
“Në fakt s’e kam pyetur kurrë, por ai nuk mërzitet. S’ma ka shprehur shumë xhelozinë, sepse është edhe bashkëpunëtori im. Madje dhe i kërkoj ndihmë për pyetjet që t’i bëj të intervistuarve dhe futbollistëve”, tregoi ajo.