MENU
klinika

“Serbia e Shpresës”

Daçiç: Nuk do ta japim Kosovën dhe nuk do ta japim Serbinë

27.05.2023 - 08:57

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë mbrëmjen e djeshme në tubimin “Serbia e Shpresës” në Beograd, se qeveria në Prishtinë po përpiqet të pushtojë komunat serbe me dhunë dhe të legalizojë dhe legjitimojë plotësisht pushtimin e veriut.

“Ne nuk do e japim Serbinë, nuk do ta japim Kosovën”, theksoi Daçiç gjatë fjalës së tij.

“Qeveria e Kurtit po mundohet ta legalizojë Kosovën, vendi ynë, çdo këmbë e të cilit është lagur me gjak serb, i kënduar nga halli serb, i betuar në lutjen serbe, por duhet ta dinë se të gjithë ata që ndërtojnë shtëpi mbi varret e të tjerëve janë të mallkuar” tha Daçiç

Daçiç nënvizoi se kur nisi të merrej me politikë 30 vjet më parë, nuk mund ta merrte me mend se do të fliste në një tubim kundër dhunës dhe atë të serbëve kundër serbëve, duke shtuar se nuk ka asnjë person që nuk ka është goditur nga tragjeditë në Beograd dhe rrethinat e Mlladenovcit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN