MENU
klinika

Del jashtë kontrollit situata në veri të Kosovës

Serbët godasin me shishe në kokë kryetarin e Listës Serbe!

29.05.2023 - 11:48

Përshkallëzohen tensionet në veri të Kosovës. Burime nga Radio Evropa e Lirë bëjnë me dije se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç është sulmuar me shishe nga protestuesit serbë, pasi u kërkoi këtyre të fundit që të largohen nga selia e komunës në Zveçan. Protestuesit nuk e kanë pritur mirë thirrjen e Rakiç dhe kanë qëlluar drejt tij me shishe duke thirrur ‘tradhti’.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!