MENU
klinika

Vrau Arian Gosën në Kavajë për të marrë hakun e vëllait

Dorëzohet pas 48 orësh Habib Rexha

23.05.2023 - 16:46

Habib Rexha autori i vrasjes së 48 vjeçarit, Arian Gosa në Kavajë, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Mësohet se Rexha është dorëzuar në komisariatin e policisë së Kavajës pas negociatave me familjarët e tij.

Arratia e tij zgjati vetëm 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën, kur ekzekutoi me plumb në kokë, Arian Gosën, teksa ky i fundit ishte në një lokal të qytetit së bashku me të atin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U vra 2 muaj më parë pas sherrit me Altin Rexhën

Si u ekzekutua me plumb në kokë vëllai i Edmond Gosës