Pas informacioneve se ai mund të ishte në qendër të një sulmi, rivali i Erdoganit në zgjedhjet e së dielës, Kemal Kilicdaroglu është shfaqur gjatë tubimit përmbyllës ditën e djeshme me një jelek antiplumb. Në pamjet e transmetuara, truprojat e Kilicdaroglu mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij, i fundit për fushatën e tij zgjedhore.
Ndërkohë, duke iu referuar një burimi të afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP), u bë e ditur se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër.
Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe përballë Erdoganit, mbajti fjalimin në Samsouda në Detin e Zi.