MENU
klinika

Plagos rojen dhe 8 fëmijë

Nxënësi 14-vjeçar qëllon me armë zjarri në shkollë

03.05.2023 - 11:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Beograd, Serbi pasi një i mitur ka qëlluar me armë zjarr dhe ka plagosur disa nxënës.

Mediat serbe bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku një djalë 14-vjeçar në klasë të shtatë ka plagosur rojen e shkollës dhe 8 fëmijë, ku është arrestuar menjëherë.

Mësohet se i mituri ka përdorur armën e të atit, dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës.

Të plagosurit bëhet me dije se disa janë në gjendje të rëndë, ndërsa autori është arrestuar.

Ende nuk dihen rrethana e plota të ngjarjes.