MENU
klinika

Familja Rexha kërkoi mbrojtje

Babai i dy vëllezërve Gosa: Nuk do hakmerremi

24.05.2023 - 12:15

Babai i dy vëllezërve të vrarë në Kavajë, Edmond dhe Arian Gosa ka deklaruar se nuk do të hakmerret.

Mësohet se ai ka deklaruar se çështjen do ia lërë në dorë drejtësisë dhe se nuk do të vazhdonte gjakmarrjen.

Po ashtu i moshuari ka mohuar se djali i tij ka deklaruar se do i shuante familjen Rexha, por tha se me dorëzimin e tij në polici, do lërë drejtësinë të bëj punën e saj.

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha.

Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i “fortë” në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve.