Elton Arbana ka fituar për të dytën herë një mandat 4-vjeçar në krye të bashkisë së Shijakut.
Ai u shpreh për Top Channel se është përgjegjësi e madhe për të pasi asnjëri më parë nuk ka qenë për dy mandate në krye të kësaj bashkie.
Arbana falënderoi mbështetësit, por edhe ata që janë treguar skeptikë, për të cilët tha se nuk do i zhgënjejë.
Elton Arbana: Është një përgjegjësi shumë e madhe kur mendon se në Bashkinë e Shijakut asnjëher nuk ka qenë dy herë i njëjti kryebashkiak. Do të bëj akoma më shumë se në mandatin e parë dhe falënderoj pa masë ata që më kanë mbështetur por edhe ato që janë skeptikë sepse do të kuptojnë që në krye të bashkisë kanë njeriun e duhur.