MENU
klinika

"Një gjë s'do ndryshojë"

Fjalimi i ‘lamtumirës’? Yuri Kim: Pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri

10.05.2023 - 11:33

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në takimin me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, ku tha se mandati i saj në vendin tonë është drejt fundit. Teksa u duk se ky ishte fjalimi i saj i lamtumirës, Kim u shpreh se e vetmja gjë që nuk do të ndryshojë, pavarësisht se kush do të zgjidhet pasuesi i saj në ambasadë, është mbështetja e SHBA-ve në vendin tonë.

“SHBA mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë, puna që ju po bëni është thelbësore për integrimin. Pas 3 viteve është koha për një ambasador të ri, por ajo që unë  mund të them me siguri është se mbështetja e SHBA për sistemin e drejtësisë nuk ka për të ndryshuar. Na është dashur që me të gjithë që jeni këtu kemi bërë biseda të vështira, por ju duhet të kuptoni se kur ne themi që reforma në drejtësi duhet të bëhet, ne e dimë që Shqipëria ka mundësi që të arrijë gjëra më të mëdha.”

Kujtojmë se ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri është zgjedhur David Kostelançik.