MENU
klinika

I bëjnë thirrje të dorëhiqet!

Godole, Açka, Kadilli dhe Gjekmarkaj akuzojnë Berishën se preu në besë demokratët

18.05.2023 - 13:47

Pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet e 14 majit janë shtuar zërat e demokratëve/eve, të cilët kërkojnë largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike. Fillimisht ka qenë pedagogia dhe ekspertja e komunikimit, Jonila Godole, njëherësh anëtare e kryesisë së PD ka reaguar në lidhje me humbjen në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se opozita nuk duhet të gjejë justifikime. Me anë të një postimi dje në rrjetin e saj social ‘Facebook, ajo shtoi se deputetët dhe anëtarët e PD-së të cilët shfaqeshin kokulur pas rezultatit katastrofik, duhet të reagonin ndryshe. Pasi sipas saj përgjegjësi direkt i humbjes është lidershipi i PD-së, i cili duhet të mbajë përgjegjësi. Ajo shtoi se PD-ja duhet të tregojë se është ndryshe dhe të reformohet me personazhe të rinj që sjellin besim te populli. Godolo shtoi se kjo nuk bëhet duke mbyllur gojën përballë “skeleteve” në qilarët e pushtetit të korruptuar, por duke larguar kastën e vjetër.“Ata që shfaqen sot si kokulur para demokratëve, por dhe të tjerët që heshtin në lidership, në kryesi, grupin parlamentar dhe organet e tjera drejtuese, mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatin katastrofik të PD-së në zgjedhjet lokale, në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Sepse qenë ata që nuk e organizuan siç duhej partinë për zgjedhje, nuk respektuan vendimin për 61 kandidatë, më pas i bojkotuan kandidatët dhe strukturat në terren, dhe i shtynë dhjetëra mijëra demokratë e mbështetës të së djathtës të mos i votojnë. Sovrani foli”, shkruan Godole.

Açka për zgjedhjet: Rezultati ishte dramatik, Berisha të largohet
Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutuar Açka duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit i cilësoi ato si “dramatike” për opozitën. Në një intervistë televizive dje, ajo u shpreh se të gjithë demokratët janë fajtorë për këtë rezultat, ndërsa theksoi se Sali Berisha duhet t’i lërë alibitë e humbjes dhe të japë llogari para demokratëve. Açka shtoi se PD-ja duhet të reformohet dhe të hapet për personalitete të reja për të ringritur partinë dhe ndërtuar një opozitë të fortë.“Ne humbëm se u fshehëm pas gishtit. Po e pranoj se kemi humbur. Në Tiranën, Shkodër dhe Elbasan prisnim më shumë vota. Nëse do të largohet zoti Meta, është punë e tij. Ti duhet t’i ndash gjërat se kush është i shitur. Mua nuk më ka penguar çështja e “non gartës”, se nëse ka patur një njeri pro-evropian, ka qenë Berisha. Ai duhet të dalë dhe të thonë se nuk e solli dot partinë në pushtet. Duhet të japë llogari para demokratëve”, deklaroi Açka.

Alibia e Berishës për vjedhjen e votave, Kadilli: Po fyen qytetarët
Po ashtu, edhe Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD u shpreh Sali Berisha me fjalimet e tij për akuza për blerje votash po fyen qytetarët. Gjatë një prononcimi për mediat, Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, ku theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës. Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë. “Është bërë tashmë këngë e përsëritur se mbas zgjedhjeve do të thotë nuk i njoh ose nuk janë të rregullta. Në rastin konkret kemi përsëritje të të njëjtit alibi pse nuk fitoi. Fatkeqësisht nuk duan të kuptojnë krizën e thellë politike. Kjo krizë politike ka filluar që në 2013 të marrë formë. Akuza fyen shkodranët pasi nuk e kanë shitur votën. Nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës dhe pikë! Po edhe ata në Kamëz e Bathores, nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës. Mos i fyej qytetarët si i akuzon se u shitën ata. Si nuk u shitën para dy vitesh. Mos i akuzon njerëzit sepse turpëron njerëzit dhe jo veten”, deklaroi Kadilli.

Gjekmarkaj: Berisha i ka parë shkodranët si ushtarë të bindur
Nga ana tjetër, edhe deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet vendore, rezultatin duke u ndalur edhe tek deklaratat e liderëve të opozitës, pas humbjes. I ftuar në një emision televiziv dje, Gjekmarkaj u shpreh se rezultati ishte shumë zhgënjyes për demokratët. Më tej, ai shtoi gjithashtu se deklaratat e Berishës ishin një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësive të humbjes, duke theksuar se koha ka treguar që demokratët, shqiptarët nuk mund t’i pranojnë më, por duan rezultate pozitive. Gjekmarkaj ka folur edhe për humbjen e PD në Shkodër, ku deklaroi se Berisha i ka parë njerëzit si ushtarë të bindur dhe që t’i mund t’u emërosh atyre atë që do vetë. “Në optikën time, Meta është treguar inteligjent në këto zgjedhje, i ka ikur betejës drejtpërdrejt dhe është futur në ombrellën e Berishës. Edhe ai ka të njëjtin borxh me fjalën, për të gjitha deklaratat që ka bërë dhe garancitë që ka dhënë dhe tani mënyra se si po justifikohet, që e kuptojnë por nuk u intereson. Nëse do të lexonin qartë situatën atëherë edhe reagimi i tyre do të ishte ndryshe. Dëgjova zotin Berisha që foli për shumë rrethanë. PD ndoshta duke i marrë të mirëqena thellë i ka parë njerëzit si ushtarë të bindur dhe që t’i mund t’u emërosh atyre atë që do vetë. Po të shohim personalitet që kanë qeverisur Shkodrën, ka pasur emra që kanë spikatur, por në përgjithësi PD ka tentuar ta ulën profilin e atij qyteti. Njerëzit janë lodhur duke dhënë gjithmonë dhe duke mos marrë mbrapsht atë që u takon”, deklaroi Gjekmarkaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka njerëz brenda PD kanë punuar kundër në fushatë”-

Salianji: Duan postin e kryetarit për të marrë një rrogë në parti

Paloka: Opozita të mbajë përgjegjësinë dhe të ringrihet

“Berisha nuk duhet të bëjë hap pas, Rama kërkon një PD të pafuqishme”