“Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrëësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”.
Kjo është një pjesë e dëshmisë së Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Kavajë.
31-vjeçari Rexha u shpreh para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.
“Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrëësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”,- ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.
Ndërkohë, policia ka gjetur pistoleten në vendin që tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka dërguar në laboratorin balistik.