MENU
klinika

“Kosova ra në grackën e Vuçiç”

Haliti: Ç’pritet të ndodhë me Marrëveshjen e Ohrit

28.05.2023 - 13:52

Deputeti Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK tha për Euronews Albania se qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e përgatitur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij presidenti Vuçiç ka pasur si qëllim që të shkaktoheshin këto trazira në mënyrë që të shmangte dialogun.

“Mua më duket se qeveria jonë ka rënë në grackën e Vuçiçit, për të krijuar probleme me qëllim që ata të mos e vazhdojnë dialogun. Me 100 vota mua më duket e vështirë për të funksionuar si institucion në një vend ku më shumë se 90% janë qytetar të komunitetit serb dhe për më tepër janë të dëgjueshëm ndaj Beogradit, e kur them këtë mendoj se situata mund të ndikojë negativisht”,-tha Xhavit Haliti.

I pyetur se nëse kjo situatë mund të ndikojë në “Marrëveshjen e Ohrit”, Haliti tha se për një farë kohë Vuçiç do të mungojë në takime, por nuk ka arsye që bisedimet të ndërpriten.

“Unë mendoj se do mungojë Vuçiçi në takime për një kohë e më pas do vazhdojnë bisedimet, pasi nuk ka kuptim të mos vazhdojnë bisedimet. Problemi është a do pranohet kjo qeverisje dhe a do pranohen kryetarët e komunave të zgjedhur vetëm nga votat e shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë dhe si do vazhdojë kjo. A do vazhdojë kjo me policë? Kujt do i shërbejë kjo?”,-tha Xhavit Haliti.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…