MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

Hapja e dyerve të partisë ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me ‘Titanikun’ e shpuar

18.05.2023 - 18:31

Nga Kreshnik Spahiu

Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.

Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelsat e parajsës dhe njerzit po presin në rradhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.

Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..

Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studentve, intelektualve, të rinjve dhe qytetarve por që i largoi të gjithë Berisha.

Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet.

Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?

Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kujsesi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.

Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:

– Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

– Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,

– Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,

– Qytetet aty ishin por i fshatarizoi Berisha

– Të burgosurit aty ishin por i zëvendësoi me komunistë,

– Pronarët aty ishin por i shpronsoi Berisha.

– Intelektualët aty ishin por i largoi,

– Diplomatët perendimorë aty ishin por ju shpalli luftë Berisha.

Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:

– E mbyllur dhe izoluar

– anti-amerikane dhe anti-perendimore

– Provinciale dhe mediokre

– Jo rinore dhe e vjetëruar

Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektual, nuk u larguan vetë por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.

Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike.

Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelsave dhe dyerve hermetike me kangjellla në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin.

Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialve në oborrin e SHQUP.

Kjo është tezë shumë e konsumuar.

Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.

Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestratë kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.

Muzikantët e Saliut mund ti japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.

Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe ska marangoz që ja mbyll vrimat të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.

Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.

Këshilla që duhet dhënë pasagjerve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..

Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.

Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN