MENU
klinika

Shkak sezoni turistik

IKMT tërhiqet nga shembja e hotelit në Dhërmi

18.05.2023 - 11:12

Një ditë pasi mbërriti në Dhërmi për prishjen e një hoteli, në pronësi të Fjorentin Belit, i cili sipas deklaratave të banorëve, ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhes, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë, IKMT dhe Policia e Shtetit janë tërhequr nga aksioni.

Sipas informacioneve, ky vendim ka ardhur për faktin se sezoni turistik është shumë afër. Mësohet se ankesa në lidhje me aksiuonin e IKMT-së ka pasur edhe nga pronarët e objekteve të tjera, ndërsa pritet që aksioni të kryhet pas përfudnimi të sezonit.

Në deklaratat e dhëna për mediat, banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është i motivuar politikisht. Prindërit e Belit, e ëma dhe i ati, thanë ditën e djeshme për mediat se djali i tyre nuk ka asnjë faj ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet.

“Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë të verë,” u shpreh nëna e numëruesit të “Bashkë Fitojmë” për mediat.

Kujtojmë se garën për Bashkinë Himarë e fitoi kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri i cili aktualisht është pas hekurave. Ai siguroi 3840 vota ndërsa kundërshtari i tij politik nga kampi rozë Jorgo Goro siguroi 3821 vota.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!