MENU
klinika

Raportohet për 9 viktima

Incident gjatë një ndeshjeje futbolli në El Salvador

21.05.2023 - 10:19

Ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë një ndeshje futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador, thanë zyrtarët. Policia tha se shtatë burra dhe dy gra ishin midis viktimave, dhe të gjithë viktimat ishin mbi 18 vjeç.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë Santa Ana në stadiumin Monumental.

Tragjedia ndodhi kur një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium pasi portat ishin mbyllur. “Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën,” u tha gazetarëve një vullnetar i grupit të ndihmës së parë të Komandove të Shpëtimit.