MENU
klinika

Roma përshëndetet me Championsin

Inter fiton dhe heq qafe një rival

06.05.2023 - 21:15

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Romës, duke e mundur me rezultatin 0-2. Zikaltëtrit e drejtuar nga Simone Inzagi, kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë, duke marrë 3 pikë të arta.

Dimarko në të parën përfitoi nga një pasim i Dumfris nga e djathta duke e çuar topin në rrjetë. Në të dytën, ishte Lukaku ai që mori një pasim nga Lautaro dhe i vetëm përballë portierit, nuk ka gabuar duke realizuar edhe të dytin.

Me këtë fitore, Interi ngjitet sërish në vendin e katërt me 63 pikë aq sa edhe Juventusi, 2 më shumë se Milani i vendit të pestë dhe 1 më pak se Lacio e vendit të dytë. Nga ana tjetër, Roma ka humbur goxha terren në luftën për Champions dhe aktualisht, renditet në vendin e 7 me 5 pikë më pak se Interi duke u larguar edhe zona e Ligës së Konferencës.