MENU
klinika

Një transferim me parametra zero

Interi planifikon takimin për mbrojtësin e Realit

31.05.2023 - 12:49

Interi nuk e ka mbyllur ende sezonin duke qenë se do të luajë finalen e Ligës së Kampioneve në datën 10 qershor ndaj Mançester Sitit. Megjithatë, drejtuesit kanë nisur nga puna për të plotësuar vendet që do të lihen bosh në merkaton e verës.

Reparti që mund të preket më shumë, është ai i mbrojtjes. Pas largimit të Milan Skriniar që do të jetë pjesë e PSG-së, me shumë gjasa Interi do të lërë të lirë edhe Dalbert dhe nuk përjashtohet një largim i De Vraj. Për këtë, zikaltërit kanë hedhur sytë nga Reali dhe synohet transferimi i Naço Fernandez.

Kontrata e 33-vjeçarit spanjoll përfundon në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero nga Spanja. Menaxheri i lojtarit ka planifikuar edhe një takim me drejtuesit e Interit dhe palët që janë në bisedime prej ditësh, pritet që të takohen pas përfundimit të Ligës së Kampioneve.