MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam shtatzënë dhe kam variçe në këmbë. Si t’i heq?

06.05.2023 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Variçet
Variçet

Pacientja: Përshëndetje, unë jam shtatzënë dhe kam  variçe në këmbën e djathtë. Si ti heq?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për terapi shtesë, por vetëm se mjeku mund të ju udhëzojë që ti mbani veshur çorapet speciale të cilat janë të krijuara për vena të zgjeruara, gjegjësisht për shtatzëna. Ato janë të trasha dhe të forta, dhe nëse keni vena të zgjeruara, ato nuk do ti largojnë ato, por vetëm do të zvogëlojnë rrezikun nga përkeqsimi. Mund t’i kuroni ato me  metodën lazër. Me përdorimin e energjisë me gjatësi të valës specifike në damarin e sëmurë, në kurimin me lazer qëllimi kryesor është nxjerrja jashtë përdorimit të damarit të sëmurë. Në variçet e sipërfaqëshme (të lëkurës) të kurimit me lazer dhe në llojet e variçeve që në gjuhën popullore njihen si variçe të brendshme bëhen dy lloj ndërhyrjesh të ndryshme. Për më tepër ju këshilloj një vizitë tek kirurgu vaskular.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.