MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam ankth dhe vetëvlerësim të ulët. Çfarë të bëj?

06.05.2023 - 10:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 43 vjeçe dhe kam ankth dhe vetëvlerësim të ulët. Çfarë të bëj?

Përgjigjet psikologia: Njëra anë e medaljes është përballja me vështirësitë që shoqërojnë depresionin dhe ankthin, siç mund të jetë fakti se depresioni ju bën të ndiheni të  frustruar e të lodhur fizikisht e mendërisht. Nga ana tjetër ankthi ju mban zgjuar gjithë natën duke u shqetësuar për çdo gjë e duke pyetur veten nëse depresioni do të ketë fund ndonjëherë.  Filloni të merrni frymë thellë. Uluni me sytë mbyllur dhe kthejeni vëmendjen tuaj në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë natyrshëm, mundësisht përmes hundës, pa u përpjekur për të kontrolluar frymën tuaj. Përsëriteni këtë sa herë që është e nevojshme derisa mendja juaj të vendoset në frymëmarrje. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë do t’ju këshilloja një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.