MENU
klinika

"Boom Boom” e vjedhur?

Këngëtari “nxjerr zbuluar” Mozzik dhe Ledrin

26.05.2023 - 08:45

Këngetarët e dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula dhe Mozzik kanë lançuar bashkëpunimin e tyre më të fundit , këngën “Boom Boom”.

Kënga ka marrë mbi 1 milion shikime deri më tani pa mbushur ende 24 orë nga publikimi i saj.

Por duket që produkti muzikor i dy artistëve nuk është aq origjinal sa të gjithë mendonim.

Këngëtari Micci nëpërmjet një postimi në Insta Story ka treguar se kënga e tyre është e njejtë me atë të “Muhamed Ramadan – Bum Bum”.

“Po ça bëni o cuna…Po ne ju mbanim për shembull, për ne të tjerët që kemi filluaer muzikën ncncnc”, shkruan ai./CNA.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN